Uji Dea

Komuna e Kamenicës pranon donacion nga UNMIK-u

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës Faton Jakupi së bashku me Drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja, kanë pranuar donacionin nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Xhavit Fejza dhe Nevzad Qurrolli nga Zyra për Mbështetjen e Komuniteteve në kuadër të UNMIK-ut, dorëzuan donacionin me pesë kompjuterë dhe tre laptopa për Komunën e Kamenicës.

Mobi Casa

Nënkryetari Faton Jakupi është shprehur shumë i lumtur me përkrahjen e vazhdueshme të donatorëve.
“Jam shumë mirënjohës që na janë dhënë këta kompjuterë dhe laptopë si donacion për komunën tonë nga Zyra për Mbështetjen e Komuniteteve, në kuadër të UNMIK-ut”, tha ai.

Nënkryetari Jakupi dhe Drejtoresha Ramabaja falënderuan UNMIK-un për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kamenicën./rajonipress/