UBT

Komuna e Kamenicës pjesë e “Forumit të Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes në Kosovë”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, me ftesë të Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefes së UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, mori pjesë në Forumin e Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Mirëbesimit në Kosovë: “Në mbështetje të solidaritetit për një të ardhme më të mirë”, një iniciativë që fokusohet në ndërtimin e mirëbesimit në nivel komuniteti mes komuniteteve të ndryshme.

Eco Higjiena

Koordinatorja e NJKDNJ-së, znj.Demolli Kastrati në këtë forum ka paraqitur praktikat e mira të Komunës së Kamenicës në ndërtimin e mirëbesimit, duke u vlerësuar si komuna shembull në Kosovë për bashkëjetesë.
“Ndërtimi i besimit është një proces mjaft kompleks dhe i vazhdueshëm. Në këtë çështje kërkohet diplomaci efektive, dialog dhe përkushtim nga të gjitha palët e përfshira”, tha ndër të tjerat znj.Demolli Kastrati./rajonipress/