Eko Higjiena

Komuna e Kamenicës përfiton 85,000€ donacion

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati dhe Zëvendësministri Beqir Fejzullahu në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimin e hapësirave rekreative dhe sportive të shkollave në disa nga fshatrat e Kamenicës”. Për këtë projekt MAPL ka ndarë 85,000€ ndërsa Komuna e Kamenicës do të participojë me 2000€.

Uji Dea

Kastrati falënderoi ministrinë në emër të gjithë qytetarëve të Kamenicës. Hapësirat sportive e rekreative janë të pazëvendësueshme në edukimin dhe socializimin e fëmijëve. Projekte të tilla do të përgatiten vazhdimisht nga zyrtarët e Komunës së Kamenicës me qëllimin e tërheqjes së sa më shumë fondeve të tilla të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme duke marrë parasysh buxhetin shumë të vogël të Komunës./rajonipress/