Komuna e Kamenicës ofron grante për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Gjilan – Drejtoria Për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka hapur një konkurs ku njofton qytetarët për aplikime të granteve E veçantë e këtij programi është sepse ka të bëjë me ndarje të granteve për mbështetje me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Kreu i Kamenicës Begzad Sinani thotë se këto grante përfshijnë mbështetjen e individëve, grupeve, të familjeve, të bizneseve që kanë kreativitet dhe që kanë qëndrueshmëri.
“Ky është një rast shumë i mirë për të gjithë juve që ta shfrytëzoni këtë rast, duke kërkuar ndihmën edhe të zyrave në USAID, por edhe zyrave tona në Komunën e Kamenicës, që të jeni konkurrues gjatë aplikimit. Shuma e ofruar sipas këtij projekti do të jetë prej 5,000-75,000 Euro për veprimtarit nga sektori i produkteve të drurit dhe tekstilit (veshje dhe lëkurë) por edhe veprimtari tjera” ka sqaruar Sinani.
Ndryshe Sinani mendon se me këto grante do të arrijnë të mbështesin prodhuesit serioz e të përkushtuar, por edhe ato familje e individ që vërtet jetojnë nga veprimtaritë e tyre prodhuese./rajonipress/


