FITORJA

Komuna e Kamenicës nuk pajtohet me vërejtjet e OJQ “Fortesa”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Kuvendit komunal po udhëheq seancat e kuvendit në mënyrë demokratike dhe transparente që i ka munguar më herët kuvendeve të kaluara, dhe se kuvendi po merr vendime të rëndësishme dhe deri tash nuk kemi vërejtje nga Ministria e pushtetit lokal që mbikëqyrë vendimet dhe punën e kuvendit komunal, OJQ Fortesa dhe Amir Jakupi duhet të mësohen se kemi të bëjmë me debat të hapur dhe shprehje të lirë të vullnetit të delegatëve dhe jo të imponuar, dhe e që mund t`i duket teatër sepse delegatët kanë mundësi të shprehen ashtu si mendojnë dhe jo të votojnë formalisht sa për të marr vendime thuhet në reagimin e Kuvendit Komunale të Kamenicës.

GRANDEMALL

Kryetari i Kuvendit Bajram Dërmaku edhe në seancën e sotme të jashtëzakonshme për emërtimin e rrugëve miratoi rendin e ditës dhe hapi debatin, kërkoi nga të gjithë delegatët që të paraqesin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre dhe pas shumë diskutimeve kjo pikë e rendit të ditës kaloi me votim me vërejtje ku pro u deklaruan 10 këshilltarë ndërsa kundër kishin qenë 9 këshilltarë. Është e vërtetë që ka pasur kundërthënie, por jo edhe falsifikime dhe nëse ka falsifikime të nënshkrimeve nga këshillat lokale nuk është punë e kryetarit të kuvendit e aq më pak e OJQ- “Fortesa” të vërtetoj, por është e organeve hetuese, në konsultim me kryesuesin dhe shefat e grupeve parlamentare do të formohet një komision dhe do të vazhdojnë me takime me kryetarët e këshillave lokale dhe qytetarët që të plotësojnë me propozime tjera thuhet në reagimin e Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.