Eko Higjiena

Komuna e Kamenicës nuk organizon homazhe për dëshmorët, reagojnë veteranët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Të nderuar qytetarë, të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar invalidë dhe veteranë të UÇK-së, për herë të parë në Kosovën e pasluftës Komuna e Kamenicës nuk organizoi homazhe për dëshmorët e Dardanës. Ne si OVLUÇK e Dardanës jemi thellësisht të zhgënjyer dhe të indinjuar me këtë veprim të institucioneve komunale. Për ne kjo është një papërgjegjësi totale dhe harresë kombëtare ka thënë Milaim Limoni kryetar i OVLUCK në Kamenicë.

28 Nëntori është festë mbarëkombëtare ku vlerësohet dhe nderohet historia jonë kombëtare dhe të rënët që ranë për liri dhe pavarësi. Në çdo 28 Nëntor, anekënd trojeve shqiptare nderohen me homazhe të rënët që dhanë jetën për flamurin kuq e zi, kurse në Komunën e Kamenicës institucionet komunale nuk e fusin në agjendën e tyre zyrtare një organizim të tillë.

Fundamenti

Kjo ditë për OVLUÇK-në dhe popullin e Dardanës ka qenë, është dhe do të jetë dita më e rëndësishme në historinë kombëtare. Sot ne kemi pasur edhe një arsye më shumë për një organizimi të tillë pasi Qeveria e Kosovës ka shpallur Besnik Marocën “Hero i Kosovës”. Ju nuk ishit për ta nderuar Luanin e Dardanës! Ju mund të jeni të ri në udhëheqje, por jo edhe aq të paditur për të mos e organizuar një ngjarje të tillë! E sa për informacion, një organizim të tillë është munduar ta pengojë edhe ish-regjimi, por s`ia ka arritur kurrë e aq më pak ju. 28 Nëntori do të jetë gjithmonë festë kombëtare në komunën dhe shtetin tonë, deshët apo nuk deshët ju! Urime festa e 28 Nëntorit ka thënë në reagimin e tij Milaim Limoni kryetar i OVLUÇK-së Dardanë./rajonipress/