Eko Higjiena

Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Helvetas

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka lidhur memorandum bashkëpunimi me organizatën Helvetas. Ky memorandum ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, drejtori i Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, si dhe drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Helvetas, Mark Baskin së bashku me Ardita Rizvanolli dhe Arbana Kadriu.

Mobi Casa

Drejtorët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset komunale.

Ndër të tjera në takim është diskutuar se qëllimi i marrëveshjes është realizimi i një auditimi social për projektin për mbeturinat e ngurta, duke synuar përfshirjen e fermerëve, qytetarëve dhe ekspertëve në këtë fushë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.