Komuna e Kamenicës ndihmon fshatrat e largëta
Kamenicë – Komuna e Kamenicë thuajse çdo ditë është e pranishme nëpër fshatrat e kësaj komune për të hapur rrugë dhe për të ndihmuar e përkrahur banorët. Do të investojmë në çdo cep të komunës dhe do të kthejmë shpresat e banorëve edhe atje ku nuk ka kushte e mundësi thotë Begzad Sinani.
Për dallim nga komuna e Gjilanit dhe ajo e Vitisë të cilat po stagnojnë në përkrahjen e tyre fshatrave kufitare ose të largëta, komuna e Kamenicës thuajse çdo ditë është e pranishme në teren me eskavator duke hapur rrugë dhe duke përkrahur fshatrat e largëta.
Edhe banorët e fshatit Krilevë e kanë përjetuar këtë fat pasiqë eskavatori ka hapur rrugën dhe ka intervenuar për ta bërë të kalueshme atë.
Një intervenim i tillë ka ndodhur edhe në qytet tek rruga “Selver Kryeziu”. “Ne po vazhdojmë me realizimin e kërkesave të qytetarëve, sepse tashmë kemi intervenuar edhe në rrugën “Selver Kryeziu” në qytet dhe në fshatin Krilevë. Do të investojmë në çdo cep të komunës dhe do ua kthejmë shpresat atyre banorëve që kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre” thotë Begzad Sinani./rajonipress/


