RCCOLA

Komuna e Kamenicës ka realizuar rreth 71% të rekomandimeve të auditorit të jashtëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka realizuar rreth 71% të rekomandimeve të auditorit të jashtëm, super-rezultat në raport me Komunat e tjera që kanë përmbushje prej rreth 40% ka shkruar Qëndron Kastrati. Ç`ka thuhet në raportin e zyrës kombëtare të auditimit.

Në raportin e zyrës kombëtare të auditimit thuhet:”Në nivel të përgjithshëm, komunat kanë realizuar rreth 40 përqind të rekomandimeve ndërsa komuna e Kamenicës ka realizuar rreth 55 përqind të rekomandimeve. Por nëse i largojmë rekomandimet e mbyllura, i bie që komuna e Kamenicës ka realizuar rreth 71 përqind të rekomandimeve, që është nivel shumë i lartë i zbatimit të rekomandimeve, nëse e krahasojmë me nivelin komunave tjera. Komuna e Kamenicës qëndron shumë mirë me zbatim të rekomandimeve” thuhet në raportin e Astrit Bllacës udhëheqës i departamentit të auditimit në komuna.

Uji Dea

E ky vlerësim e trimëroi kreun e Kamenicës Qëndron Kastrati i cili në rrjetet sociale shkroi:”Komuna e Kamenicës ka realizuar rreth 71% të rekomandimeve të auditorit të jashtëm, super-rezultat në raport me Komunat e tjera që kanë përmbushje prej rreth 40%”./rajonipress/