Hidromorava

Komuna e Kamenicës ka përuruar E-kiosk-un për pajisje me certifikata të gjendjes civile

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Tash e tutje të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, do të mund të pajisen me certifikata të gjendjes civile nga E-kiosku.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja, përuruan E-kioskun përmes së cilës qytetarët e komunës do të pajisen me certifikata të gjendjes civile.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se me këtë projekt po jetësohet edhe një zotim i dhënë, për të ofruar shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët.

“Po përmbushim edhe një zotim tjetër. Për më pak se 30 sekonda, tani qytetarët tanë mund të pajisen me dokumentet e nevojshme administrative përmes E-kioskut.
Falë këtyre pajisjeve, tani do të ketë shërbime 24 orë, pa pasur nevojë të presim gjatë në sportele. Me digjitalizimin e këtyre shërbimeve, po e bëjmë më të lehtë qasjen e qytetarëve, dhe punën më efikase në administratë”, tha ai.

Gjithashtu, Kastrati duke falënderuar drejtoreshën e Administratës, Brikenë Ramabaja, për angazhimin rreth këtij projekti, ka treguar se ky shërbim shumë shpejt do të ofrohet edhe në Hogosht e Roganë.

Mobi Casa

“Falënderoj Drejtorinë e Administratës, veçanërisht Brikenë Ramabaja, për angazhimin e pashoq në realizimin e suksesshëm të këtij projekti. Ky shërbim shumë shpejt do të ofrohet edhe në Hogosht e Roganë”, shtoi Kastrati.

Gjithashtu edhe drejtoresha, Brikenë Ramabaja, u shpreh e lumtur që qytetarëve tanë po iu mundësohen shërbime sa më të lehta dhe fleksibile.

“Puna dhe përkushtimi ynë ka në qendër mirëqenien e qytetarëve. Digjitalizimi i shërbimeve administrative do të lehtësoj punën e secilit qytetarë. Ndihemi të lumtur që si qeverisje po jetësojmë edhe një premtim të fushatës zgjedhore. Urime për të gjithë’’, u shpreh mes tjerash Ramabaja.

Ndërsa bashkatdhetari ynë Bardhosh Rama, ishte i pari qytetarë që u pajisë me dokumentet e nevojshme nga E-kiosku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.