Komuna e Kamenicës intervenon në rrugët e fshatrave Koretin e Hodonoc

Kamenicë – Zyrtarët komunal në Kamenicë të premten kanë intervenuar në shtruarjen me zhavorr të rrugëve në fshatrat Koretin dhe Hodonoc.
Sipas zyrtarëve komunal ky aksion do të vazhdohet edhe në fshatrat tjera në bazë të kërkesave të tyre.”Ne jemi të interesuar që tu përgjigjemi kërkesave të banorëve dhe sapo po marrim njoftimin nga ana e tyre po intervenojmë për të rregulluar infrastrukturën. Investimi në infrastrukturë është prioritet yni” tha Begzad Sinani./rajonipress/