Hidromorava

Komuna e Kamenicës inicion ndryshimin e rregullores mbi transportin rrugor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 15 Mars ka organizuar takimin e parë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi “Transportin rrugor në territorin e komunës së Kamenicës”.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të se bashku ne drejtorinë për shërbime publike, ambientit dhe inspekcionit dhe grupin punës te diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi.

Në përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtare përkatës të drejtorisë së shërbimeve publike dhe ambientit, zyrtar ligjorë dhe zyrtar nga shërbimi profesional i kuvendit duke përmbushur komponentin gjinore dhe etnik në përbërje të grupit të punës.

Eco Higjiena

Grupi punues në përbërje prej nënte (9) anëtareve u angazhuan që së bashku me stafin e NOPM duke përfshirë konsulentin e jashtme, menaxherin e projektit dhe praktikanten të ofrojnë diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë, dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë i kësaj rregulloreje që do të procedohet në procedim të mëtutjeshme në komitetin për politikë dhe financa për shqyrtim.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e artereve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Si rezultat i lobimit dhe avokimit me kryesuesin e kuvendit komunal dhe Faton Jakupi, drejtori i drejtorisë së shërbimeve publike, ambientit dhe inspekcionit nga OJQ NOPM, draft rregullorja është futur si pikë e rendit të ditës ne komitetin për politike dhe financa për shqyrtim te mëtutjeshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.