Komuna e Kamenicës i sanon dëmet nga reshjet e shiut

Kamenicë – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka intervenuar në sanimin e dëmeve të shkaktuar nga të reshurat e fundit në disa vende.
Në lagjen Jastrebac të fshatit Strezoc u intervenua në përmirësimin e rrugës, ndërsa në fshatin Krilevë intervenohet në tre vende për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Kriva Reka, nga shtrati u larguan disa drunjë(shelqe) dhe mbeturinat e grumbulluara, të cilat kishin ndikuar në ndryshimin e kahjes së lumit, duke rrezikuar rrugën që shpie në drejtim të Prishtinës.
Ekipi DMDH-së, kishte punuar dje deri në mbrëmje, ndërsa tërë puna e bërë ishte realizuar me ngarkuesin e Komunës kanë thënë zyrtarët komunal./rajonipress/