KKVITI

Komuna e Kamenicës i ka regjistruar të gjitha asetet buxhetore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jeton Biqkaj shef i grupit të LDK-së tha për rajonipress se në takimin e fundit të Komitetit për Politikë e Financa është raportuar nga një komision i cili ka pasur për detyrë që të regjistrojë të gjitha asetet buxhetore të Komunës së Kamenicës. Sipas tij Komuna e Kamenicës tani i ka të regjistruar – evidentuar të gjitha asetet e saja buxhetore.

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Kamenicës në takimin e tij të fundit ka diskutuar dhe provuar disa propozime që lidhen me jetën administrative dhe institucionale në këtë qytet.

Në takimin e KPF-së që është udhëhequr nga Enver Mavriqi janë shqyrtuar dhe propozuar vendimi mbi taksat administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit dhe tarifat për ndikimet nga rritja e densitetit dhe infrastrukturës për vitin 2013.

KPF-ja ka shqyrtuar edhe raportin e auditorit të brendshëm si dhe raportin final të auditimit, që përfshinë shpenzimet për mallra dhe shërbime në njësinë buxhetore të arsimit viti 2011-2013.

Eco Higjiena

Në takim është folur edhe për zbatimin e procedurave të prokurimit për furnizime me mallra, shërbime dhe punë gjatë vitit 2012 dhe menaxhimi dhe regjistrimi i pasurisë në të gjitha njësitë buxhetore të komunës gjatë viti 2012.

Jeton Biqkaj shef i grupit të LDK-së tha për rajonipress se në takimin e fundit të Komitetit për Politikë e Financa është raportuar nga një komision i cili ka pasur për detyrë që të regjistrojë të gjitha asetet buxhetore të Komunës së Kamenicës.”Komuna e Kamenicës tani i ka të regjistruar – evidentuar të gjitha asetet e saja buxhetore”

KPF-ja ka shqyrtuar edhe kornizën afatmesme buxhetore 2014-2016 si dhe ka shfuqizuar rregulloren e Kuvendit për dhënien e banesave të Komunës së Kamenicës në shfrytëzim me qira për rastet me përkujdesje sociale dhe vendimin për formimin e komisionit për çështje banesore./rajonipress/

Mund të ju interesoj: