UBT

Komuna e Kamenicës ende pa noter, qytetarët udhëtojnë me kilometra për të kryer shërbime

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Edhe pse u kishte premtuar se në fund të vitit 2022 komuna e Kamenicës do të bëhet me noter, ministrja Albulena Haxhiu po kritikohet nga Selver Lenjani. Si duket ministrja po pret ta caktojë një simpatizantë të VV. Ju vini në Kamenicë vetëm kur janë në pyetje votat shprehet Lenjani.

Komuna e Kamenicës ende nuk ka noter ndërsa qytetarët e saj detyrohen që të udhëtojnë me kilometra të tërë për të ardhur në Gjilan dhe për të kryer shërbimet e noterisë.

Uji Dea

Më i zëshmi në këtë drejtim është Selver Lenjani i cili i ka dërguar letër zyrtare Albulena Haxhiut e cila i kishte premtuar se në fillim të vitit 2022 Kamenicë do të ketë noterin.

“E nderuara ministre Albulena, ne si bashkësi lokale edhe brez kufitar kemi shumë halle e brenga. Banoret e Karaçevës dhe Kamenicës u mungon Noteri me vite dhe për dokument me vërtetuar te Noteri u duhet të marrin rrugë për në Gjilan, në këtë varfri të skajshme, mbi 100 km e ma tepër. Jemi në hall të madh ministre dhe ju na premtuat që deri në fund të vitit 2022 do ta caktoni noterin sepse edhe komuna e Kamenicës ka kuadro të kësaj fushe juridike, apo po prisni deri t`i caktoni simpatizuesit e juaj apo anëtarët e VV. Ministre po na merrni në qaf sepse popullit po i kushton dhe populli po e paguajmë në mungesë të këtyre kuadrove, kurse ju vini në Kamenicë vetëm me i marr votat dhe tutje nuk ju intereson për këta banor që numëron mbi 40 mijë banor e ma tepër, por mbesim me shpresë se kjo kërkesë e jona e qytetarëve të komunës së Kamenicës do të realizohet pozitivisht” thuhet në letrën e Selver Lenjanit./rajonipress/