Eko Higjiena

Komuna e Kamenicës do të shpërndajë kontejner falas për banorët e Roganës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës përkatësisht Udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, së bashku me menaxheren e njësisë ‘Ecohigjiena’, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal të fshatit Roganë.

Në këtë takim është diskutuar për shpërndarjen e kontejnerëve familjar nga komuna në këtë fshat.

Udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave, Hysen Jerliu, ka thënë se kontejnerët do të shpërndahen falas.

Fundamenti

“Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të menaxhimit të mbeturinave, Komuna e Kamenicës do të shpërndajë kontejnerë 120 litërsh për të gjithë banorët e Roganës. Këta kontejnerë do të jenë gratis”, ka thënë ai.

Ndryshe këta kontejnerë janë pjesë e projektit që Komuna e Kamenicës ka në bashkëpunim me organizatën GIZ, për zgjerimin e rrjetit në fushën e mbeturinave./rajonipress/