Uji Dea

Komuna e Kamenicës do të mbështes kërkesat e Bashkësisë Islame

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Komuna e Kamenicës është e përkushtuar të mbështes kërkesat e Bashkësisë Islame dhe objekteve fetare në përgjithësi thotë Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe asamblistin Zekirja Sermaxhaj, kanë vizituar Xhaminë e qytetit “Haxhi Gani Sermaxhaj” dhe kanë biseduar me Imamin Hamdi Morina dhe drejtuesit e Xhematin e kësaj Xhamie.

FIDANISHTJA

Poashtu është vizituar edhe Xhamia që është në ndërtim e sipër në Berivojcë për të parë nga afër punimet që janë në fazën përfundimtare.

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi ka thënë se Bashkësia Islame është një faktor i rëndësishëm dhe një institucion mjaft i respektuar për komunën.“Janë vizita normale dhe të rregullta në kuadër të koordinimit të aktiviteteve tona me institucione, organizata dhe grupe të interesit në komunë. Është kënaqësi të vizitojmë Xhaminë e qytetit, ku nga Imami Hamdi Morina u njoftuam me nevojat dhe kërkesat e kësaj Xhamie të cilat janë të pranueshme për komunën dhe ne do tu japim zgjidhje atyre. Poashtu është kënaqësi të shohim ndërtimin e Xhamisë së re në Berivojcë, atje tani ka nevojë që komunë të intervenojë në rregullimin ambientit përjashta Xhamisë dhe kryetari është shprehur i gatshëm që ne si komunë të ndihmojmë në këtë drejtim duke filluar nga nesër” tha nënkryetari Fatmir Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.