RCCOLA

Komuna e Kamenicës diskuton përvojat e auditimit social me komuna të tjera pjesë të këtij procesi

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojës së Komunës së Kamenicës dhe komunave të tjera lidhur me auditimin social.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me Drejtorët Uran Berisha, Zotrim Kastrati, Ardita Dërmaku, kanë pritur në takim Udhëheqësin e komponentës së projektit DEMOS që merret me auditim social, Drilon Shala, përfaqësues të BIRN Kosova, si dhe qytetarë të komunave si Drenasi, Vitia dhe Kaçaniku, të cilat janë pjesë e auditimit social.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojës së Komunës së Kamenicës dhe komunave të tjera lidhur me auditimin social.

Nënkryetari Jakupi falënderoi të pranishmit për takimin duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për projektet kapitale të komunës.

RCCOLA

“Bashkëpunimi me DEMOS-in, organizatat tjera dhe qytetarë duke i përfshirë në auditim social është pjesë e transparencës komunale, ku për këtë edhe kemi fituar grant. Komuna jonë ka qenë pjesë e auditimit social për projektin ‘Shpërndarja e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisockë’, andaj ne mirëpresim gjetjet që kanë bërë grupi i auditimit social për këtë projekt, dhe jemi të hapur edhe për bashkëpunime tjera”, ka thënë ai.

Ndryshe Udhëheqësi i komponentës së projektit DEMOS që merret me auditim social, Drilon Shala, theksoi se projekti DEMOS me qëllim të avancimit të auditimit social, sidomos nëpërmjet praktikave inovative ka organizuar shkëmbimin e përvojave në mes të ekipeve të auditimit social.

Sipas tij ky aktivitet paraqet një mundësi të vlefshme për të rritur njohuritë, bashkëpunimin dhe efektivitetin në monitorimin e investimeve publike, të cilat realizohen nga komunat dhe financohen nga granti i performancës komunale./rajonipress/