Komuna e Kamenicës dhe DEMOS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Kamenicë – Nënshkruhet kontrata për bashkëfinancimin e organizimin e zgjedhjes së Këshillave Lokale në Komunën e Kamenicës.
Në emër të Komunës së Kamenicës Kontratën e nënshkruan kryetari Begzad Sinani.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është:10,435.00€.( dhjetëmijë e katërqind e tridhjetë e pesë euro), Komunën e Kamenicës DEMOS do ta mbështesë me grand në vlerë 6,085.00 euro( gjashtë mijë e tetëdhjetë e pesë euro) ndërsa pjesa tjetër do të jetë e komunës.
Kryetari Sinani falënderoi DEMOS-in, për bashkëpunimin e mirë që ka me Komunën e Kamenicës, për mbështetjen e deritanishme, duke besuar në zhvillimin e thellimin e këtij bashkëpunimi.
Projekti do të përfundoj në muajin dhjetor 2016./rajonipress/




