Eko Higjiena

Komuna e Kamenicës bënë përpjekje të promovojë qeverisje të mirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – ATRC në bashkëpunim me Kuvendin e Komunës së Kamenicës kanë mbajtur punëtori për hartimin e Rregullores së Komiteteve konsultative për sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Nënkryetari i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit, anëtarë të Kuvendit, zyrtarë të zyrës ligjore, zyrës për informim, zyrës së shërbimit profesional, si dhe anëtarë të Komitetit konsultativ për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje të Komunës së Kamenicës.

Qëllimi i hartimit të kësaj rregulloreje është që përmes Komiteteve Konsultative të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Komunën e Kamenicës, të ndikoj tek qytetarët dhe grupet e tjera të interesit të marrin pjesë aktive në procesin e vendimmarrjes për interes publik, të garantohet që të gjitha organet e Komunës së Kamenicës të gëzojnë legjitimitet dhe transparencë më të madhe, të jenë më efikase dhe t’i japin më shumë llogari qytetarëve të Komunës së Kamenicës, si dhe të sjellin vendimmarrjen më afër qytetarëve për të promovuar qeverisje të mirë dhe kushte të jetesës më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, duke i kushtuar kujdes përkatës nevojave të posaçme dhe brengave të komuniteteve jo shumicë në Komunën e Kamenicës.

UBT

Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit dhanë rekomandime rreth versionit fillestar të rregullores së përgatitur nga ATRC, e cila do të përcaktoj kompetencat, anëtarësimin, funksionimin dhe organizimin e punës, si dhe bashkëpunimin e Komunës me Komitetet konsultative.

Aktiviteti u mbështet nga OPIC, në kuadër të projektit “Qytetarë aktiv-Komuna të përgjegjshme dhe transparente”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.