RCCOLA

Komuna e informon Komisionin e Kuvendit të Kosovës për gjendjen në arsim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Kulturë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës në krye me Nait Hasnin ka vizituar sot Komunën e Gjilanit, ku janë pritur nga nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtori i DKA-së, Nazmi Musa, kryesuesi i Komitetit për Arsim në KK Gjilan, Arben Mehmeti dhe udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri.

Qëllimi i vizitës së Komisionit për Arsim ishte për t’u njohur me problemet dhe sfidat e sektorit të arsimit në Komunën e Gjilanit.

Nënkryetari Kadriu ka falënderuar Komisionin e sipërpërmendur për punët e mira që janë bërë në qeverisjen 1 vjeçare në sektorin e arsimit dhe atë të kulturës, duke thënë se sfidë në arsim vazhdojnë të jenë problemet me borxhet e trashëguara, por pavarësisht kësaj, është arritur që të bëhet një punë shumë e mirë në të gjitha nivelet.

Përveç tjerash, Kadriu tha se Gjilani ka nevojë që të ndihmohet nga niveli qendror për të ndërtuar tre shkolla si dhe tetë salla të edukatës fizike.

Ndërsa, drejtori i DKA-së Nazmi Musa e informoi Komisionin përkatës për punën e deritanishme në arsim, duke thënë se ndihma e tyre në avancimin e këtij sektori është e mirëseardhur, duke filluar në ndërhyrjet e nevojshme në fushën e legjislacionit, pastaj në ndihmesën për ndarjen e një granti më të madh për arsimin etj.

Fundamenti

Musa tha se mësimi në Komunën e Gjilanit zhvillohet në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe turqisht, ndërsa problemi kryesor që e ka rënduar tejmase funksionimin është borxhi i trashëguar prej 875 mijë eurosh.

Ai ka theksuar se DKA synim ngritjen e nivelit të edukimit për nxënësit tanë, derisa theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me GIZ-in gjerman dhe me të gjitha organizatat tjera, sikurse edhe me Universitetin “Kadri Zeka” dhe kolegjet tjera në të mirë të këtij sektori.
Kryesuesi i Komitetit për Arsim në Kuvendin Komunal, Arben Mehmeti, ka vënë në spikamë ndihmesën për ta parandaluar e fenomenit e funksionimin të kafiterive afër shkollave, duke dhënë rekomandimin që për këtë të caktohet një parametër për afërsinë e tyre.

Udhëheqësi i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bujar Haziri, është shprehur se është e domosdoshme që teatrit të qytetit t’i kthehet statusi u teatrit profesionist në mënyrë që të jetë funksional, ndërsa ka bërë thirrje që manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” të futet edhe në kalendar të nivelit qendror.

Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini, Kulturë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nait Haziri, tha se pasi janë informuar në detaje për punët në arsimin në Komunën e Gjilanit, do të merren parasysh në amandamentimin e ligjeve në Kuvend, duke dhënë kontributin me të gjitha kapacitetet e këtij Komisioni./rajonipress/