Komuna e hap zemrën për diasporën
Gjilan – Lutfi Haziri thotë se me ardhjen e mërgimtarëve komuna do të angazhohet me të gjitha kapacitetet për të pasur ata një pritje dhe qëndrim dinjitoz. Edhe Bujar Haziri shef i kulturës tha se mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në Gjilan do të ndihen të relaksuar sepse do të organizojmë aktivitete të ndryshme kulturore, muzikore e sportive.
Këtë vit ardhja e mërgimtarëve dhe qëndrimi i tyre në vendlindje do të ketë një tretman më ndryshe. Kështu të paktën premton udhëheqja komunale.
Lutfi Haziri thotë se për nder të diasporës do të ketë ditë të veçanta për ta ku ata do të kenë mundësi të vizitojnë institucionet e komunës, do të ketë manifestime, programe e aktivitete nga më të ndryshmet, me të vetmin qëllim që ata të ndihen komod dhe të relaksuar në vendlindje” tha Haziri.
Sipas Hazirit për nder të diasporës më 2 korrik do të organizohet edhe “Panagjyri i Gjilanit”.
Kurse Bujar Haziri shef i sektorit të kulturës tha për rajonipress se me ardhjen e mërgimtarëve edhe komuna do ta hap zemrën. “Zemra e komunës është pranë diasporës duke organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, muzikore e sportive. Diaspora do të ndihet e relaksuar sikur në shtëpinë e saj dhe ne do të kujdesemi me mundësit tona buxhetore që diasporën ta mbajmë të gjallë” tha Haziri./rajonipress/


