ARKATANA

Komuna e Gjilanit vazhdon aktivitetin për shpërndarjen e dhuratave për fëmijë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit dhe drejtori i shëndetësisë, kanë bërë sot shpërndarjen e dhuratave të vitit të ri, për fëmijët në qendrën “Liria”, “Pema” dhe për fëmijët që janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, për t’u ofruar atyre sadopak ngrohtësinë e festave të fundvitit. Delegacioni i kryesuar nga nënkryetari Ismajli, kishte me vete babadimrin që përpos dhuratave fëmijëve u ka dhënë edhe gëzimin e madh me prezencën e tij në këto tri qendra të përkujdesjes sociale e shëndetësore.

Në fjalën e tij nënkryetari Arbër Ismajli, ka thënë se dhuratat simbolike për fëmijët e Gjilanit, janë iniciativë e kryetarit Lutfi Haziri, që të gjithë fëmijët të marrin nga një dhuratë simbolike e cila do të mbetet në kujtesën e fëmijëve si moment i bukur gëzimi.
“Këto janë dhurata shumë të vogla në krahasim me atë që meritojnë këta fëmijë. Kjo është më e pakëta që mund të bëjmë për këta fëmijë. Urojmë bashkërisht që viti tjetër të jetë me një fokus të veçantë për fëmijët në përgjithësi”, ka thënë nënkryetari Arbër Ismajli.

ARKATANA

Edhe përfaqësuesit e institucioneve, kanë shprehur falënderimet e tyre për gëzimin që sot i kanë dhënë fëmijëve duke potencuar se dhuratat dhe kujdesi i treguar janë një motiv për familjarët e këtyre fëmijëve dhe e padiskutueshme për fëmijët, të cilët me shumë gëzime presin momentet e tilla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.