Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit, urgjentisht duhet të zbatoj vendimin e Qeverisë për uljen e TVSH-së

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Komuna e Gjilanit nuk zbaton vendimin e Qeverisë mbi uljen e TVSH-së. Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përshkallëzimin e TVSH-së nga data 1 Shtator të vitit 2015 për produktet esenciale që kanë të bëjnë direkt në ndikimin e shportës së qytetarëve, e në këtë rast edhe në tarifat e shërbimeve ndaj qytetarëve siç janë mbeturinat e shërbimet tjera, Komuna e Gjilanit nuk zbaton këtë vendim, thuhet në komunikatën e degës së PDK-së në Gjilan thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Dega e PDK-së në Gjilan, konsideron se me vendimin e qeverisë mbi përshkallëzimin e TVSH-së nga 16% në 8 %, nuk po përfitojnë qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës.
Tarifa e amvisërisë para vendimit të Qeverisë ishte 5 €, por edhe tani pas zbritjes së TVSH-së në 8%, prapë është i njëjti çmim.

Të gjitha Kompanitë e mbeturinave në nivel të Kosovës kanë respektuar këtë vendim, e që tarifën e realizojnë në 4.70 cent, përpos Kompanisë “Eco – Higjiena” në Gjilan që nuk respekton, e që po vazhdon tarifën e mëhershme, duke shkelur vendimin e Qeverisë.

ARKATANA

Po ashtu duhet kujtuar edhe tarifat tek bizneset, të cilat tarifa janë të njëjta përkundër zbritjes së TVSH-së. pra, Komuna e Gjilanit përpos që nuk po përkujdeset për mirëqenien e qytetarëve, ajo edhe nuk po insiston nga Kompania “Eco – Higjiena” që të zbatoj edhe këtë vendim që është në të mirë të qytetarëve. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja; a thua qytetarët e Gjilanit a nuk janë pjesë e Kosovës.

Prandaj, Komuna e Gjilanit, urgjentisht duhet të zbatoj vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e TVSH-së, përfundon komunikata e Degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.