Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit u ofron dhjetëra shtande moderne kultivuesve te dredhëzave

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë u ka ofruar sot kultivuesve të dredhëzave dhjetëra shtande moderne, duke iu mundësuar kështu shitjen sa më të mirë dhe sa më të lehtë.

Ndihma e ofruar me këto shtande iu është komunikuar sot kultivuesve të dredhëzave nga nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, të cilët vizituan tetë plantacione të konsoliduara të dredhëzave që bëjnë afro 16 hektarë.

Rexhep Kadriu ka thënë se Komuna e Gjilanit po u ofron këtë mundësi këtyre kultivuesve, meqë janë prodhime jashtëzakonisht të mira dhe të sigurta.
“Gjatë vizitës nëpër plantacionet e dredhëzave pamë punë të mrekullueshme me produkte jashtëzakonisht cilësore, vendore që janë larg më të mirë sesa ato që importohen. Me këtë duam t’i japim përkrahjen e Komunës së Gjilanit të gjithë këtyre njerëzve të cilët merren me këtë punë sepse është një produkt shumë i sigurt dhe pa pesticide”, ka thënë Kadriu.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Ramiz Ramadani, meqë çështja e shitjes është çështja më delikate, prandaj është ky hapi i Komunës që në shitje të mos kenë problem këta prodhuesit.

Fundamenti

“Gjatë vizitës në terren u kemi dhënë mbështetje të plotë të gjithë prodhuesve të konsoliduar të dredhëzës përmes ofrimit të mundësive të shitjes në qendër të qytetit. Ne i kemi disa shtande moderne, të cilat do të jenë në dispozicion të prodhuesve sikurse që do të jetë edhe hapësira publike në qytet. Meqë kjo veprimtari është jashtëzakonisht e ndjeshme dhe çështja e shitjes është çështja më delikate, prandaj është ky hapi jonë që në shitje të mos kenë problem”, është shprehur drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Nga ana e tij, Ilir Murtezi, njëri nga tetë prodhuesit e dredhëzës së vizituar nga autoritetet komunale, ka falënderuar për mbështetje Komunën e Gjilanit, duke thënë se me disa pika në qytet shitja do të jetë më e sigurt.

Kjo nuk është hera e parë që Drejtoria e Bujqësisë së Komunës së Gjilanit ofron shtande për t’i dalë në ndihmë bujqve. Në gusht të vitit të kaluar janë shpërndarë dhjetëra shtande dhe kjo është vlerësuar shumë nga ana e bujqve, të cilët kanë arritur t’i shesin produktet e tyre pa ndonjë vështirësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.