UBT

Komuna e Gjilanit solidarizohet me kërkesat e zjarrfikësve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit është solidarizuar sot me kërkesat e punëtorëve të shërbimit të zjarrfikësve, të cilët tashmë në mbarë vendin kanë hyrë në grevë.

Konfirmimin e mbështetjes në kërkesat e tyre e ka dhënë sot shefi i Kabinetit të kryetarit Lutfi Haziri, Arbër Ismajli, i cili së bashku me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Rexhepin ka vizituar Shërbimin e Zjarrfikësve, ku janë pritur nga komandanti i këtij shërbimi Shaip Ismaji dhe kryetari i sindikatës Safet Xhelili dhe punëtorët grevistë.

Ismaji e Rexhepi kanë thënë se kërkesat kryesore të grevistëve kanë të bëjnë ekskluzivisht me qeverinë e Kosovës, duke iu premtuar që me të gjitha kapacitetet komunale do t’u dalin në ndihmë ajo që varet nga Komuna e Gjilanit.

Eco Higjiena

“Prezenca jonë këtu nënkupton solidaritet me kërkesat tuaja sepse jemi të vetëdijshëm për kontributin tuaj, për rreziqet që përballeni gjatë intervenimeve tuaja vetëm e vetëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që u kanoset rreziku nga zjarret. Gjithçka që varet nga Komuna, do ta bëjmë të pamundurën që t’ua përmbushim nevojat, por mos harroni se Komunën e kemi marrë me probleme të mëdha, me borxhe të trashëguara. Por, po ua them se kërkesat tuaja janë të drejta dhe të arsyeshme. Vazhdoni kërkoi të drejtat tuaja në mënyrë institucionale”, ka thënë shefi i Kabinetit, Arbër Ismajli.

Ndër kërkesat e shumta të zjarrfikësve janë edhe ato për pagesën për orët shtesë, për punën gjatë natës, shujtat etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.