Mobi Casa

Komuna e Gjilanit, shtron kubëza betoni mbi asfaltin e vjetër te “Tregu i Qytetit”, në kundërshtim me kontratën për kryerjen e punimeve!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Skandalet e “Komunës së Gjilanit”, lidhur me projektin për “Rindërtimin e Tregut të Qytetit”, duket se nuk po arrin të prekin fundin assesi. Tanimë dy muaj pas fillimit të punimeve në treg, kontraktuesi i punimeve, ka filluar ta kubëzoj një pjesë të tregut mbi asfaltin e vjetër, në kundërshtim me obligimet që parashihen me Kontratën e Punës për ndërtimin e tregut me numër identifikues: 651-18-5108-5-1-1.

Më saktësisht në pjesën e kontratës ku specifikohen “Paramasat dhe parallogaria për objektin tregtar “Tregu i Gjelbërt në Qytetin e Gjilanit”, në dispozitat ku parashihen punët e dheut, janë të paraqitura si punë që duhet kryer, dhe për të cilat kontraktuesi duhet paguar “Gërmimi, largimi dhe me pas ngjeshja e dheut rreth objektit për nivelizimin e tregut”. Por si duket kontraktuesit nuk po i bëhet vonë për këtë dhe ka filluar të shtroj kubëza mbi asfaltin e vjetër e shumë të dëmtuar të tregut.

Eco Higjiena

Këto punime jocilësore kanë kontribuar në rritjen e dyshimeve në mesin e shumë shitësve për mundësinë e keqpërdorimit dhe kryerjen e punëve “shkel e shko” në treg thuhet në një reagim të tregtarëve të Gjilanit dërguar medieve lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.