Uji Dea

Komuna e Gjilanit shpërndan mekanizim për 70 familje bujqësore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërndarë sot mekanizim për 70 familje bujqësore, në vlerë prej 35 mijë euro. Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se subvencionimi me mekanizim në të gjitha sektoret, përkthehet me lehtësim të madh të bujqve në punimin e tokës.

“Është hera e dytë këtë vit dhe hera e pestë për këtë periudhë qeverisëse të udhëhequr nga kryetari Haziri që bujqit pajisen me mekanizim bujqësor. Me këtë politikë qeverisëse të kryetarit Haziri, po mëtojmë shfrytëzimin maksimal të tokës bujqësore, subvencionimin e bujqëve pa përjashtim, qëndrueshmërinë në fermë si dhe hapjen e vendeve të reja të punës për fermerët në pronat e tyre dhe besoj se këtë po e arrijmë plotësisht”, ka deklaruar Ramadani.

Farmerët gjilanas të përzgjedhur sot janë pajisur me 20 spërkatëse të grurit, 10 rotofreza, 10 pijatore, 10 kositëse rotative, 10 grumbulluese të sanës, 5 mbjellëse të patates dhe 5 mbjellje të misrit.

Uji Dea

Ndërkaq, gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit ka mbështetur bujqit me serra komerciale, 39 bujq kanë përfituar nga mbështetja me mjedër, sikurse edhe që janë subvencionuar edhe mbjelljet pranverore dhe ato vjeshtore, ku nga kjo e fundit kanë përfituar 730 farmerë me farë gruri, apo 140 mijë kilogramë në total.

Drejtori Ramadani ka folur edhe për projektet tjera të kësaj natyre në të ardhmen, duke konfirmuar partneritetet me donatorët ndërkombëtar.

“Duke i vlerësuar kapacitetet përpunuese dhe ruajtëse, do t’i ngrisim procedurat për ngritjen e 75 hektarëve me vishnje, do të aplikojmë te agjencioni shtetëror turk TIKA për mekanizim bujqësor, ndërkaq kemi ndërtuar edhe partneritete me Caritasin e Luksemburgut. Po ndërtojmë partneritete strategjike edhe me Ministrinë e Bujqësisë, kompanitë vendore dhe donatorët ndërkombëtar, në mënyrë që prodhimtarinë bujqësore ta bëjmë të qëndrueshme dhe profitabile” ka thënë drejtori i Bujqësisë në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.