Hidromorava

Komuna e Gjilanit shpërndan 35 centrifuga elektrike për bletarët‏

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Pylltarisë, duke vlerësuar rëndësinë e madhe të mjaltës si produkt dhe tendencën për futjen e saj si pjesë të përditshme ushqimit në sofrën gjilanase, ka realizuar projektin për mbështetjen e bletarëve në mekanizim elektrik.

Në kuadër të kësaj, sot janë ndarë 35 centrifuga elektrike për nxjerrjen e mjaltit, projekt i cili mundëson që brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër të kryhet punë e cila me mjete të mëparshme kërkonte ditë të tëra.

Shpërndarjen e këtij mekanizimi për bletarët e ka bërë drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe shefi i Kabinetit të kryetarit, Arbër Ismajli. Ramadani ka thënë se jo vetëm sektori i bletarisë, por edhe të gjithë sektorët tjerë të bujqësisë e kanë mbështetjen e fuqishme të Komunës dhe kryetarit Lutfi Haziri.

Uji Dea

“Me mbështetjen në këtë sektor, synojmë rritjen e prodhimtarisë dhe bletarinë ta bëjmë jo thjesht një aktivitet familjar, por një biznes të qëndrueshëm, ndërsa qëllimi i dytë është rritja e konsumit të mjaltës, nga trajtimi si medikament në konsumin ditor si pjesë të ushqimit”, ka pohuar Ramadani.

Drejtori i bujqësisë së Gjilanit ka paralajmëruar edhe aktivitete të tjera të kësaj natyre në mbështetje ndaj bujqve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.