ARKATANA

Komuna e Gjilanit shpall sportistin e vitit futbollistin Mirlind Dakun për 2020/21

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ndarë mirënjohje për më të dalluarit për vitin qershor 2020- qershor 2021 në Kulturë, Rini dhe Sport.

I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar të gjithë sportistët për rezultatet e arritura duke theksuar.
“Nuk ka moment më të mirë se për të ndarë mirënjohje për të arriturat në sport, kulturë e rini, në kuadër të shënimit të ditëve të bardha Gjilanit. Fal sukseseve të sportistëve, individuale e kolektive, Gjilani e ruan epitetin e kryeqytetit të sportit. Përpos punës së sportistëve të sotëm, ne nuk i harrojmë kurrë edhe ata që nuk janë në mesin tonë, por që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në një kohë të pakohë, që të arrijmë këtu ku jemi. Urime e suksese më të dalluarve të vitit në sport, kulturë e rini”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Komisioni i përzgjedhjeve të sportistëve ka konstatuar se këta sportist ishin më të mirët me rezultatet arritura.

Dhjetë sportistët më të dalluar të vitit 2020/2021 janë:
Leonit Abazi – fitues i titullit kampion me KF Prishtina
Ardian Limani – nënkampion me KF Drita
Arbnor Ramadani- fitues i Kupës së Kosovës me KF Llapi
Lorina Mehmeti, fituese e titullit kampion me KV Drita në konkurrencën e femrave
Ermal Maliqi – nënkampion i Kosovës dhe finalist i Kupës së Kosovës me KV Drita në konkurrencën e meshkujve
Qëndrim Demi – fitues i Kupës në igën e Prë dhe fitues i Play Off’it me KB Drita
Elhami Shabani, klubi i karatesë Empors, shpresë olimpike pjesëmarrës në kampionate të ndryshme në europian e botëror, në mesin e 64 garuesve ka zënë vendin e pestë, ndërsa në Poreq të Kroacisë është radhitur i shtati
Leutrim Rexhepi – Klubi i boksit Drita, kampion i Kosovës, fitues i medaljes së artë në turneun “Adem Jashari”
Fortesa Orana – Klubi i karatesë Agim Ramadani, shpresë olimpike nga komiteti Olimpik i Kosovës, e pesta është renditur në Kampionatin Europian, duke fituar pikë në lojërat olimpike Tokio 2020.
Linda Zeqiri – Klubi i pingpongut Drita, është shpallur pinpongistja më e mirë në nivel vendi, reprezentuese e Kosovës, pjesëmarrëse në Kampionatin Europian e Botëror
Mirlind Daku – Sportisti i Vitit – golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit kosovar me 31 gola me KF Ballkanin dhe reprezentues i Kombëtares së Kosovës
Lorik Ilazi – Trajneri më i dalluar, fitues i titullit kampion me KV Drita në konkurrencën e femrave
Gjylketin Selimi – Punëtori sportiv, për kontributin e jashtëzakonshëm në inkuadrimin e KB Drita në Superlingë në konkurrencën e meshkujve
Shpëtim Murtezi – Gjyqtari më i mirë
Ndërkohë, për konktribut jetësor janë nderuar Ramadan Ahmeti, Sabri Dërmaku, Skënder Hoxha e Hajrush Krasniqi.
Më të dalluarit te shpresat janë përzgjedhur: Redon Ismajli, Dienit Isufi, Yll Ibrahimi, Erlis Xhemajli, Enis Xhemjli, Megi Bislimi,
Ariola Ajvazi, Agnesa Korqa, Osla Zymberi, Kaula Haziri, Endi Sopi e Donal Syla.
Për përfaqësim në arenën ndërkombëtare: Valmir Sylemjani e Riola Xhemaili.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, mirënjohje post mortum ka ndarë për: Ymer Berisha, Maksut Maksuti, Ismet Bajrami, Shukri Sylejmani, Xhevat Shabani, Agim Ilazi, Taip Hajrullahu e Elmaz Bajrami./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.