Fundamenti

Komuna e Gjilanit, shënon hapjen e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – NJDNJ – Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Strehimoren për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Liria”, kanë shënuar sot hapjen e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje”, përmes mbajtjes së takimit të radhës të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës.

Ky aktivitet u mbështet nga UN Women, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të vazhdueshëm për adresimin dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Gjatë takimit u diskutua për:

• Mënyrat e parandalimit të dhunës,

• Mundësitë dhe kapacitetet komunale për t’u dalë në ndihmë viktimave,

ARKATANA

• Rolin dhe përgjegjësitë e hallkave institucionale,

• Si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për një reagim sa më efikas dhe të koordinuar.

Pjesëmarrësit nënvizuan domosdoshmërinë e veprimeve të harmonizuara ndërinstitucionale dhe përkushtimin për të ofruar mbështetje të sigurt e profesionale për të gjitha rastet e dhunës në familje.

Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në avancimin e politikave mbrojtëse dhe në krijimin e një komuniteti të sigurt, të barabartë dhe pa dhunë.

Bashkë kundër dhunës – Bashkë për siguri dhe dinjitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.