UBT

Komuna e Gjilanit shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, Njësia për të Drejtat e Njeriut e Komunë së Gjilanit, ka shënuar aktivitet në këtë ditë e cila rikujton rëndësinë e mbrojtjes, mirëqenies dhe zërit të çdo fëmije.

Në këtë kuadër, Asambleja e Fëmijëve e Komunës së Gjilanit, ka organizuar një aktivitet të veçantë, ku fëmijët kanë ndarë mendimet, idetë dhe kërkesat e tyre për një mjedis më të sigurt, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.

Përmes prezantimeve të tyre, ata sollën në vëmendje çështje me rëndësi për jetën dhe zhvillimin e tyre, duke treguar se pjesëmarrja e fëmijëve është thelbësore në proceset vendimmarrëse lokale.

HW

Komuna e Gjilanit, vazhdon të mbështesë aktivisht Asamblenë e Fëmijëve dhe synon të forcojë më tej mekanizmat e pjesëmarrjes së tyre, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.

Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen, dhe zëri i tyre është udhërrëfyes për politika më të mira e më gjithëpërfshirëse.

Urime 20 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.