UBT

Komuna e Gjilanit sërish bënë pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të masave preventive për parandalimin e rritjes së situatës pandemike, Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me operatorët ekonomik, është duke e bërë pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve në çdo cep të komunës. Jemi duke bërë të pamundurën si komunë, që të krijojmë një ambient rrugorë sa më të pastër ka shkruar Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Është duke u bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha rrugëve, dezinfektimi i të gjitha institucioneve dhe i hyrjeve kolektive, me qëllimin e vetëm të krijojmë një ambient sa më të pastër dhe të dezinfektuar. Përgjegjësia e mbajtjes së rrugëve të pastërta rëndon mbi të gjithë.

Uji Dea

Domosdoshmërisht, kërkojmë nga kompanitë ndërtuese, që të jenë të kujdesshme dhe të marrin masa preventive në mjetet e tyre transportuese, për të mos i ndotur rrugët tona. Këto kompani duhet të kujdesen që makineritë t’i pastrojnë në vendpunishtet e tyre, dhe të sigurohen mirë që materialet e tyre transportuese, të mos rrjedhin në tokë përgjatë transportit, sepse në të kundërtën, na detyrojnë të ndërmarrim masa të sanksionimit sipas ligjeve në fuqi.

Gjithashtu, bëjë apel, që, para lokaleve, shtëpive, dhe objekteve të juaja, të marrim mundin gjithsecili nga ne, ta pastrojmë ambientin ku na rrethon dhe ta mbajmë sa më pastër, pasi që edhe në këtë kohë pandemie po dëshmohet që vetëm higjiena e pastër mund ta mposhtë pandeminë.

Miq, njerëzit gjithmonë fajësojnë mjedisin e tyre. Por, është vetëm një faktorë për tu fajësuar, dhe ai është, faktori njeri!
Bashkë ja dalim!