UBT

Komuna e Gjilanit pritet t`i siguroj QKMF-së aparatin e momagrafisë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjilani shumë shpejt do ta ketë aparatin e përhershëm të mamografisë, një pajisje kjo mjekësore shumë e nevojshme për shëndetin e grave, e cila shërben për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Alban Hyseni ka nënshkruar sot marrëveshje me Organizatën Islamic Relief Kosova për sigurimin e aparatit të mamografisë.

UBT

‘Sot kemi arritur memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Organizatës Islamic Relief Kosova dhe së shpejti do të sjellim aparaturën e mamografisë. Këtë shërbim, banorët e Gjilanit do të kenë mundësinë ta kryejnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ne u dakorduam që bashkëpunime të këtilla të rëndësishme për komunitetin të ketë edhe në të ardhmen”, ka thënë Hyseni./rajonipress/