UBT

Komuna e Gjilanit po vazhdon të përmbush zotimet – mbështetet biznesi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, mbajti sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneset e grave 2024”.

“Vitin e dytë me radhë, hapet thirrja publike për përkrahjen financiare për Start-Up dhe bizneset me pronare gra. Fondi 113 mijë euro ka për qëllim zhvillimin ekonomik”, tha Alban Hyseni.
Kreu i Komunës më tej shtoi se do të ketë përkrahje direkte financiare për ndërmarrjet e të rinjve dhe fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin e biznesit.

“Është një tjetër zotim yni elektoral i cili po përmbushet. I bëjmë thirrje të gjithë të rinjve dhe grave ndërmarrëse që të aplikojnë dhe të fillojnë apo zgjerojnë bizneset e tyre ekzistuese, ashtu që së bashku të fuqizojmë sektorin e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të qytetit”, tha Hyseni.

Kryetari tregoi se vitin e kaluar janë dhënë 135 mijë euro ku kanë përfituar 45 persona.

GRANDEMALL

Enver Shabani, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, tha se vazhdon mbështetja për bizneset.

Sipas tij të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në thirrjen për subvencionimin e bizneseve të grave ekzistuese dhe ndërmarrësit e rinj për tu informuar rreth mënyrës së aplikimit, kriteret e përzgjedhjes sipas udhëzuesit për aplikant.

Derisa falënderime patën edhe dy përfituese të subvencionit nga viti i kaluar, të cilat ishin pesimiste, por pas përfitimit të grantit nga komuna po vazhdojnë me biznes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.