Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit po i ndërton 11 rrugë në lagjen “Arbëria”, kosto e investimeve 300 mijë euro

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit po vazhdon me implementimin e programit të madh, në kuadër të realizimit të katërshes së madhe infrastrukturore.

Aktualisht, në lagjen “Arbëria” po ndërtohen 11 rrugë, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit për të përfunduar me asfaltim dhe vlera e këtyre projekteve është mbi 300 mijë euro.

UBT

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka parë nga afër realizimin e këtyre projekteve me bashkëpunëtorët, ka thënë se gjatë këtij mandati pritet të përmbyllen projektet bazike në infrastrukturë.

“Investimet në lagjen “Arbëria” i kemi prioritet, por jemi duke punuar në disa lokalitete dhe fshatra në të njëjtën kohë. Nuk do të mbetet rrugë pa u asfaltuar dhe po punojmë shumë që secila familje ta ketë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Gjatë këtij mandati qeverisës do t’i përmbyllim të gjitha investimet në infrastrukturën bazike dhe nuk ka me pasë më lloç e vada”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.