Fundamenti

Komuna e Gjilanit po e përmbyllë asfaltimin e të gjitha rrugëve në lagjen “Arbëria”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve të përditshme për investime në infrastrukturë publike, ujësjellës, kanalizim, trotuare, gjelbërim, ndriçim publik, ka përfunduar asfaltimin e disa rrugëve në lagjen Arbëria, saktësisht rrugët Hysen Tërpeza dhe do të asfaltohen të gjitha të tjerat për ta përmbyllur plotësisht nevojën e kësaj lagjeje për asfaltim.

Drejtori i Shërbimeve Publike Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, ka thënë se janë të kontraktuara të gjitha rrugët në lagjen Arbëria dhe procesi i asfaltimeve do të përfundoj brenda një muaji.
“Deri më tani janë asfaltuar më shumë se gjysma e tyre dhe brenda një muaji do të kryhen të gjitha. Në këtë fazë kemi përmbyllur asfaltimin e rrugëve Hysen Tërpeza. Me dinamikë maksimale po punojmë që ta shfrytëzojmë periudhën sa është koha e mirë për ti asfaltuar rrugët që i kemi të parapara me buxhetin e Komunës dhe ato që janë në bashkëfinancim me qeverinë për Komunën e Gjilanit”, ka thënë drejtori Korça.

RCCOLA

Ai ka konfirmuar gjithashtu se me mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit Lutfi Haziri, do të punojnë në të gjitha lagjet, ku janë iniciuar procedurat e prokurimit dhe do të vazhdojnë edhe me procedimin e të gjitha rrugëve të cilat janë planifikuar në programin për investimet kapitale për vitin 2019./rajonipress/