UBT

Komuna e Gjilanit planifikon t’i stimuloj nxënësit e shkëlqyeshëm

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit të komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, kanë vizituar shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë, ku janë takuar me udhëheqjen e kësaj shkolle dhe personelin arsimor, të cilët i kanë siguruar për angazhimet që është duke i bërë drejtoria e arsimit dhe komuna në përgjithësi, për të stimuluar nxënësit që të ndjekin mësimet në këtë shkollë moderne.

Problem i kryesor në këtë shkollë është numri i vogël i nxënësve të interesuar për t’u regjistruar në klasën e dhjetë edhe përkundër kushteve moderne të mësimit që ofrohen si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik.

Me këtë rast, kryesuesja Bunjaku – Rexhepi ka thënë se qeverisja e Gjilanit me kryetarin Lutfi Haziri, është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallime politike, fetare apo profesionale, sepse interes i të gjithëve është zhvillimi i arsimit dhe i Gjilanit.

“Jemi ardhur këtu që t’u dëgjojmë juve për kërkesat, brengat dhe synimet që janë tek mësimdhënësit e kësaj shkolle për të bërë një planifikim të mirë për të ardhmen. Si qeverisje jemi në shërbim të veçantë për mësimdhënësit dhe nxënësit, ngase ky është garancioni i një zhvillimi të vërtetë gjatë të ardhmes. Mungesën e vullnetit të nxënësve për t’u regjistruar në këtë shkollë, si qeverisje komunale, së bashku edhe me propozimet tuaja, do të punojmë që t’i bëjmë disa kritere për të stimuluar nxënësit të vijnë këtu, sepse për Gjilanin fuqia ekonomike është në radhë të parë nga puna dhe prodhimi në bujqësi. Para fillimit të shtatorit edhe ju si mësimdhënës ndoshta nuk do ta paramendoni me atë se sa do të rritet numri i nxënësve që do të kërkojnë të regjistrohen në këtë shkollë, për këtë është duke u punuar me shumë kujdes, dhe në të ardhmen bashkërisht me ju do të plotësojmë këtë planifikim që kjo shkollë të ‘vloj’ nga nxënësit”, tha kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

Ajo ka siguruar mësimdhënësit, nxënësit, dhe prindërit se është duke u bërë punë konkrete në këtë drejtim dhe ka kërkuar që të mos dëgjohen fjalë e “llafe” të rrugëve, të disa individëve nëpër parti politike, të cilët kanë dëshiruar të shpallen kinse jenë “shpëtimtarë”, të kësaj shkolle.

Mobi Casa

“Jemi të përkushtuar dhe po punojmë për të ardhmen dhe në atë drejtim që Gjilanit t’i sigurojmë zhvillim ekonomik dhe sigurim të produkteve ushqimore nga toka e Gjilanit, por kjo mund të bëhet vetëm me profesionist, e ata sigurisht që do të jenë nga kjo shkollë”, tha ajo.

Ndërsa drejtori Nazmi Musa, ka thënë se drejtoria e Arsimit është duke punuar me dinamikë të shtuar dhe me mbështetje të kryetarit, në mënyrë që gjendja në shtator të jetë ndryshe nga ajo që prej vitesh është përcjellë sa i përket numrit të vogël të nxënësve.
“Falë mbështetjes së madhe të kryetarit dhe përkushtimit të komunës së Gjilanit në përgjithësi nga shtatori i këtij viti gjendja në këtë shkollë do të jetë krejt ndryshe. Si institucione lokale po e bëjmë një hap para të gjithëve me këtë rast edhe para nivelit qendror që ta shpërblejmë suksesin e nxënësve në këtë shkollë. Nga shtatori të gjithë nxënësit të cilët do të regjistrohen në shkollë të bujqësisë e të cilët do të jenë të shkëlqyeshëm, nga komuna e Gjilanit do të marrin shpërblim – bursë mujore. Poashtu, ky do të jetë vetëm fillimi, ngase planifikimi për këtë sektor do të ketë edhe shumë risi të tjera, financiare por edhe profesionale”, tha drejtori Musa duke inkurajuar nxënësit që të regjistrohen në këtë shkollë.

Ai ka thënë se nga ky vit nuk do të ketë më asnjë shkelje në regjistrimin e nxënësve nëpër shkolla tjera dhe rritje të nxënësve e paraleleve sikur që ka ndodhur deri më tani.
“Së bashku me inspektoratin do të jemi bashkërisht kujdestar të këtij rregulli”, është zotuar ai.

Ndërsa drejtori i kësaj shkolle Nehat Salihu, zëvendësi, Shaban Bislimi dhe mësimdhënësit e tjerë, brengë kryesore paraqitën mungesën e nxënësve dhe mundësinë e krijimit të politikave për tërheqje të nxënësve në këtë shkollë, sepse agrobiznesi dhe teknologjia është çelësi i zhvillimit të Gjilanit tani dhe në të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.