ARKATANA

Komuna e Gjilanit përfshihet sërish në një skandal, pas përplasjes në Asamblenë Komunale shkarkohet Erduan Hamidi

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jakup Berisha kryetar i SHRTU “Anamorava” në Gjilan, Unioni i Shoqatave të Transportit të Udhëtarëve ka thënë se ky shkarkim vije për shkak të përplasjeve politike në asamblenë komunale të Gjilanit, ku edhe shkarkohet Kryeshefi ekzekutiv i NPL “Stacioni Autobusëve” në Gjilan i zgjedhur me konkurs para tre muajve.

Në një reagim të Jakup Berishës drejtuar kryetarit të Komunës të Gjilanit, z. Alban Hyseni, Bordit të NPL “Stacioni i Autobusëve” Gjilan, Kryetarit e Asamblesë komunale të Gjilanit, z. Kushtrim Kadriu thuhet se: KËRKOJMË URGJENTISHT, që pa vonesë ta prishin vendimin mbi shkarkim të kryeshefit ekzekutiv të zgjedhur, z.Hamidi, dhe të njëjtin ta kthejnë në punë dhe detyrat punuese, për t`i vazhduar aty ku i ka ndërpre dhunshëm me një vendim të pa arsyeshëm nga bordi aktual.

Reagimi i plotë:

Të gjithë Operatorët e Transportit Rrugor të Udhëtarëve të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e NPL”Stacioni i Autobusëve” të Gjilanit, janë thellësisht të shqetësuar dhe nuk pajtojnë asesi me ndërrimet kadrovike të cilat ndodhën pas tre muajve të zgjedhjes të kryeshefit ekzekutiv z. Erduan Hamidi, dhe zyrtares kryesore financiare zonj. Xhemile Demi, në këtë ndërmarrje publike, pronë e Komunës së Gjilanit.

Operatorët ekonomik të transportit rrugor të udhëtarëve e që i shërbejnë publikut dmth. Qytetarëve të shtetit të Kosovës dhe jo vetëm, nuk pretendojnë të përzihen në punët dhe autorizimet dhe kompetencat e Kuvendit Komunal dhe Kryetarit të zgjedhur, që të gjithë nga vota e popullit, por ne si operatorë me rastin e shfrytëzimit të shërbimeve kryejmë pagesa të larta për çdo hyrje dalje si dhe parkingë pranë kësaj ndërmarrje publike, çka kërkojmë shërbime kualitative për ne si operatorë dhe udhëtarët tanë të cilët i shfrytëzojnë shërbimet e operatorëve të transportit kundrejt pagesës, e një shërbim të tille deri me tani nuk e kemi gjetur për dhjetë (10) vitet e shkuara.

Të gjithë ne për një kohë të shkurtë menduam se me zgjedhjen e z.Erduan Hamidi, kryeshef ekzekutiv, i kësaj kompanie, sipas konkursit dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës, e njiherit edhe duke e parë punën të cilën filloj ta bëj në këtë ndërmarrje publike komunale, brenda tre muajve, duke fillua nga krijimi dhe riparimi i raporteve me operatorët e transportit të cilat skajshmerisht i kishin dëmtuar ish menaxhmenti dhe bordi për dhjet vite radhazi, rregullimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme në stacionin e autobusëve, vuarjen në pah të disiplinës të punësuarve në këtë ndërmarrje, qëndrimit në vendet e punës, ndalimin e përdorimit të alkoolit gjat orarit të punës etj etj .

Duke ju dhën shembull të punësuarve me përgjegjësi dhe modesti nga vetë sjellja e tij si me operatorë ashtu edhe me qytetarë, ardhje në punë edhe gjate pasë ditës e vikendeve, pra të shtune e të dielle, duke punuar i barabartë me punëkryesit në rregullimin e pllatos, peronave, toaletit publik, ngjyrosjes së murit kufizues për rreth rrugës kryesore të oborrit si dhe vendosja e dhjetëra kamerave nëpër vendet kyqe të terminalit.

Rregullimit-ngjyrosjes të ambienteve të brendshme për udhëtarë ashtu si e kërkon ligji i transporti 04L/179 dhe U.A 06/2015 për licencimin e NPL Stacioni i Autobusëve Gjilan, për ofrimin e shërbimeve ndaj operatorëve të transportit dhe udhëtarëve, në bazë të së cilës edhe ofron shërbime.

Me dat 08.11.2023. pasë plotë tre muajve për mosmarrëveshjet politike të partive në ansamble komunale të Gjilanit, kryeshefi ekzekutiv pikërisht në vrullin më të madh të punëve kur ishte duke i përfundua para dimrit punët e filluara, dikujt i pengon ky sukses i treguar për këta tre muaj dhe e organizojnë bordin për ta shkarkua, për mendimin tonë, shkarkim krejt politikë dhe as gjë tjetër.

Mendimi i jonë është s`e ku politika i ka futë duartë e sidomos në ndërmarrjet publike pa marr parasysh ne të vogla apo të mëdha e ku nuk janë zgjedhur profesionistët, ato kanë dështuar, këtë po e themi nga eksperienca të cilën e kemi dhe po shifet për këto njëzet e sa vite.

KËRKOJMË URGJENTISHT, nga kryetari i komunës z.Hyseni, Kryetari i asamblesë z. Kadriu si dhe nga Bordi i NPL “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, që pa vonesë ta prishin vendimin mbi shkarkim të kryeshefit ekzekutiv të zgjedhur, z.Hamidi, dhe të njëjtin ta kthejnë në punë dhe detyrat punuese, për ti vazhduar aty ku i ka ndërpre dhunshëm me një vendim të pa të pa arsyeshëm nga bordi aktual.

ARKATANA

Duke pritur një vendim dhe një përgjigjeje pozitive në kërkesën tonë ju përshëndesim përzemërsisht.

Me respekt

Kërkesa tu dorëzohet:

· Bordit të NPL “Stacionit të Autobusëve” Gjilan,

· Kryetarit të Komunës, Gjilanit, z. Hyseni,

· Kryesuesit të Asamblesë, K.K. Gjilan, z. Kadriu,

· Mjeteve të Informimit.

SHRTU “Anamorava” Gjilan, Unioni i Shoqatave të Transportit të Udhëtarëve

Rexhep Sejdiu, Kryetar Oda Ekonomike e Kosovës

Jakup V. BERISHA, Kryetar.