ENVER HOXHAJ

Komuna e Gjilanit përfiton edhe një projekt nga fondi i BE

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit edhe në këtë vit ka përfituar një projekt “Qendra Regjionale për Marketing-Lindje” i cili implementohet nga Grupi Lokal i Veprimit “Rural+” në partneritet me Komunën e Gjilanit dhe që është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të programit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Zhvillim Ekonomik Regjional”.

Ky projekt sipas Riad Rashitit drejtor për zhvillim ekonomik kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit me theks të veçantë në sektorin e agro-kulturës dhe zhvillimit rural.

Duke marrë parasysh potencialin e sektorit të agro-kulturës dhe zhvillimit rural në Kosovë projekti synon përmes aktiviteteve të parapara që të shkrijë përvojat e Bashkimit Evropian me ato të Kosovës në sektorin e promovimit të produkteve lokale dhe agro-kulturës në përgjithësi.

UBT

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është krijimi i kushteve të favorshme ekonomike në Regjionin Lindje përmes objektives specifike siç është zëvendësimi i prodhimeve të importuara me ato vendore përmes Qendrës Regjionale për Marketing.

Gjithashtu ky projekt sipas tij ka për qëllim mbështetjen e bizneseve për të zhvilluar më mire produktin e tyre, dizajnimin dhe marketingun, rritjen e vlerave duke promovuar produktet vendore të prodhuara dhe të përpunuara, krijimin e zinxhirit furnizues të prodhuesve etj.

Projekti parasheh bashkëpunim dhe koordinim me 11 Komuna të regjionit lindje të koordinuara përmes krijimit të zyrës së Qendrës Regjionale për Marketing. Gjatë realizimit të këtij projekti do të ketë edhe 50 nën-grante për 50 agro biznese prodhuese individuale- ndërmarrës individual, ku në bazë të kritereve dhe kushteve të përcaktuara do të jenë edhe përfituesit e nën granteve të destinuara për marketing dhe promovim të produkteve të tyre./rajonipress/