Hidromorava

Komuna e Gjilanit për vitin 2015 ka pasur angazhuar 67 persona me kontratë mbi vepër

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Pas shkrimeve të sotme në mediat kosovare, duke iu referuar raportit të Auditorit Gjeneral, se kinse ‘Komuna e Gjilanit ka angazhuar 126 punëtorë me kontratë mbi vepër për vitin 2015”, Komuna e Gjilanit, për hir të informimit të drejt të opinionit njofton se kjo shifër nuk qëndron, ngase të angazhuar me kontratë mbi vepër ka pasur vetëm 67 persona.

Njësia e Personelit të Komunës së Gjilanit njofton se i ka dërguar shkresë zyrtare më 25 maj 2016 në bazë të kërkesës së z. Enver Ramadani, i cili ka qenë anëtar i Komisionit të Auditorit të Përgjithshëm, duke e informuar se Komuna ka pasur të angazhuar 67 persona me kontratë mbi vepër edhe atë: 25 në shërbim civil, 37 në sektorin e arsimit dhe 5 në sektorin e Shëndetësisë.

HW

Edhe përkundër faktit se në raportin përfundimtar qëndron shifra 126, besojmë dhe shpresojmë se kemi të bëjmë me një gabim teknik të Auditorit Gjeneral. Komuna e Gjilanit është e gatshme që ta dëshmoj të kundërtën në çdo kohë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.