Mobi Casa

Komuna e Gjilanit për herë të katërt largon deponinë e egër në lagjen “Iliria”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Për të katërtën herë gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit e ka larguar deponinë e egër në lagjen Ilira.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka njoftuar për masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që e ndotin ambientin, siç është rasti në këtë lagje në zemër të qytetit.

RCCOLA

“Të gjithë ata që e shëmtojnë qytetin dhe e ndotin ambientin, në momentin që hasen nga zyrtarët e Inspeksionit, do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi dhe lënda do të drejtohet në organet e shtetit për procedim”, tha Ismajli, derisa ka apeluar qytetarët që të mos e ndotin ambientin duke hudhur mbeturina vend e pa vend.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit për gjashtë muaj të këtij viti ka shpallur aksion të pastrimit të qytetit./rajonipress/