FIDANISHTJA

Komuna e Gjilanit partneritet edhe me USAID-in

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pas partneritetit të suksesshëm me GIZ-in gjerman, Komisionin Europian dhe qeverinë zvicerane, Komuna e Gjilanit po vazhdon me sukses partneritetin edhe me USAID-in amerikan.

Partneriteti mes Komunës së Gjilanit dhe USAID-it i është konfirmuar sot kryetarit Lutfi Haziri, në takimin që pati me drejtorin e programit “Avancojmë Kosovën së Bashku” Reginald E. Todd, dhe përfaqësues të tjerë nga USAID.

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it për mbështetjen, ndërsa u ka kërkuar ndihmë edhe në projekte infrastrukturore për ta zhvilluar Gjilanin, që është parësore e qeverisjes së tij.

Mobi Casa

Programi “Avancojmë Kosovën së Bashku” i USAID-it ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveoprimit konstruktiv ndëretnik, në radhë të parë në mes të popullatës shumicë shqiptare të Kosovës dhe asaj jo-shumicë serbe të Kosovës, që konsiderohet të jetë i rëndësisë vitale për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

Në veçanti, programi do të veprojë në drejtim të përmirësimit të kushteve të cilat do t’u mundësojnë serbëve të Kosovës dhe minoriteteve tjera etnike angazhim aktiv në fuqinë e punës dhe në institucionet e Qeverisë së Kosovës duke ruajtur dhe mbrojtur në të njëjtën kohë trashëgiminë e tyre kulturore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.