United Hospital

Komuna e Gjilanit, nis fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore – “Mos hesht”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Njësia për të Drejta të Njeriut e Komunës së Gjilanit, ka nisur fushatën vetëdijësuese për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, e cila do të zgjasë deri më 18 nëntor 2025.

Në kuadër të kësaj fushate do të zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukative nën moton “Mos hesht”, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rreziqet që paraqet kjo dukuri, si dhe për mënyrat e mbrojtjes dhe raportimit të rasteve të mundshme të trafikimit.

Aktivitetet nisën sot, ku ishin zyrtarët e institucioneve lokale, si nga: Njësia për të Drejta të Njeriut, Policia, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit, Asambleja e Fëmijëve, Avokati i Popullit dhe Shoqëria Civile.

Gjatë këtij muaji do të organizohen ligjërata ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave te mesme të ulëta, për t’i informuar ata mbi format e trafikimit, mënyrat e mbrojtjes, si dhe institucionet dhe mekanizmat ku mund të raportojnë dhe të kërkojnë ndihmë.

Uji Dea

Komuna e Gjilanit, në koordinim të plotë me institucionet lokale dhe partnerët relevantë, përkrah fuqishëm këtë fushatë, duke ofruar mbështetje të plotë institucionale në realizimin e saj.

Mesazhi i fushatës: “Trafikimi prekë të gjithë! Ta mbrojmë veten dhe fëmijët tanë!” Slogani: “Mos hesht”.

Vetëm përmes edukimit, bashkëpunimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve mund të luftojmë dhe parandalojmë trafikimin me qenie njerëzore, duke mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.