UBT

Komuna e Gjilanit nesër organizon mbledhje komemorative për muzicientin Demir Krasniqi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së muzicientit dhe folkloristit të mirënjohur të Gjilanit, Demir Krasniqi që sot është ndarë nga jeta.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke drejtuar telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, komunitetin artistik, ansamblet folklorike dhe sektorin e arsimit, ka njoftuar për organizimin e mbledhjes komemorative, e cila mbahet nesër me datën 21 gusht 2021, në ora 12:00, në sallën e Teatrit të Qytetit, në nderim të jetës dhe veprës së Demir Krasniqi.

UBT

“Lajmin për vdekjen e muzicientit dhe folkloristit të njohur të Anamoravës, Demir Krasniqi, më ka tronditur. Me violinë, e shpesh edhe instrumente të tjera, ai ishte gjithmonë i vendosur për të dhënë kontribut në mbrojtjen e folklorit burimor shqiptar, rapsodisë dhe këngëve popullore. Demirin e kemi gjetur gjithmonë në punë si kompozitor, kantautor dhe grumbullues i detajeve të folklorit muzikor shqiptar. Ai ka dhënë kontribut të çmueshëm edhe në fushën e arsimit dhe sigurisht që do ta kujtojmë të gjithë përmes veprave që ka lënë pas në shumë dimensione”, ka thënë mes tjerash Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.