United Hospital

Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje për subvencionimin e qendrës “Pema”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për subvencionimin e projekteve me interes për publikun për qendrën e kujdesit ditor “Pema” në vlerë prej 4 mijë euro.

Marrëveshjen e bashkëpunimit e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ndërsa nënkryetari Rexhep Kadriu i ka pritur në takim përfaqësuesit e qendrës “Pema” dhe të organizatës One to One Children’s -Fund.

Nënkryetari Kadriu ka thënë me këtë rast se Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga Lutfi Haziri është shumë e interesuar që t’u dalë në ndihmë të gjitha organizatave, e veçanërisht atyre që që janë jetike në shërbim të qytetarëve tanë.

FIDANISHTJA

Nga ana e saj, përfaqësuesja e organizatës “One to One Children’s- Fund, Liridona Zogaj, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për subvencionimin e qendrës “Pema”, duke thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale të ofruara përmes “Pema”, qendër kjo e cila përkrahet edhe nga “One to One Children’s -Fund dhe BE.

Sipas marrëveshjes, kontributi financiar i Komunës së Gjilanit për këtë projekt do të administrohet dhe raportohet nga ana e One to One Children’s- Fund dhe do të sigurohet shfrytëzimi efikas i fondeve në përputhshmëri me specifikat e marrëveshjes me Komunën.

Përndryshe, kryetari Lutfi Haziri gjatë këtij viti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për subvencionimin edhe të shoqatës Handikos, të Shoqatës së të Verbërve dhe të Shurdhmemecëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.