Fundamenti

Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshje kundër dukurive negative në shoqëri‏

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me OJQ “Labirinti”, në projektin kundër dukurive negative, përkatësisht ka dhënë mbështetjen e Komunës në organizimin e aktiviteteve për vetëdijesim kryesisht të të rinjëve për parandalimin e përdorimit e më vonë varshmërisë nga dukurit negative dhe të dëmshme për shoqërinë.

Me këtë rast, kryetari Haziri, ka thënë se angazhimi i Komunës është në funksion të mbështetjes së këtyre iniciativave, që kanë qëllim vetëdijësimin dhe mbrojtjen e të rinjëve për t’u ikur rrugëve të gabuara.

“Komuna e Gjilanit sot nënshkruan këtë marrëveshje bashkëpunimi me OJQ Labirinti, dhe ka edhe përgjegjësi financiare në këtë projekt prej diku mbi 3 mijë euro, ndërsa OJQ Labirinti, kontribuon me 10 mijë euro, të cilat do t’i destinoj në dy organizata të Gjilanit që merren me këtë fushë të vetëdijësimit të të rinjëve, kundër përdorimit të narkotikëve, duhanit, prostitucionit apo edhe personave të prekur nga sëmundje që janë varshmëri më pas”, tha Haziri.

Eco Higjiena

Ai ka potencuar se fokusi do të jetë kryesisht nëpër shkolla, duke dashur që vetëdijesimi të ndodh së pasi në rininë shkollore, me qëllim që të kemi një shoqëri e cila është shembull i të ardhmes dhe jo pikënisje e shkatërrimit të familjes së tyre.

Kurse, Safet Blakaj, udhëheqës i OJQ “Labirinti”, ka thënë se si organizatë në kuadër të marrëveshjes me Komunën e Gjilanit, do të ndajnë për dy OJQ nga Gjilani 10 mijë euro, për t’u marrë me organizim të debateve vetëdijësuese, ligjëratave të ndryshme për parandalim dhe largim nga elemente të varshmërisë, që më vonë janë pengesë për shoqërinë, të rinjtë në përgjithësi, por edhe element i fuqishëm për shkatërrim të familjes.

Ndryshe, aktiviteti që do të nis, do të monitorohet nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, por edhe drejtorive që pikëpreken në këtë projekt./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.