RCCOLA

Komuna e Gjilanit në mesin e komunave me regresin më të madh në renditje të indeksit mbi transparencën buxhetore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një raport i publikuar nga Instituti GAP, ka theksuar se, pavarësisht progresit në vitin 2022, Komuna e Gjilanit cilësohet në mesin e komunave me regresin më të madh në renditjen e indeksit mbi transparencës buxhetore. Përderisa në vitin 2021 ishte e 8’ta, për vitin 2022 është vlerësuar si e 17’ta në renditje.

Sipas këtij raporti, nga 70 pikë sa kishte në periudhën paraprake, për vitin 2022 është vlerësuar me 5 pikë më shumë, respektivisht 75.

Tutje, siç thekson ky raport, Komuna e Gjilanit, si e vlerësuar në vitin 2021 në kuartilet të lartë të transparencës buxhetore, për vitin 2022 bie në nivelin e mesëm të lartë.

Në anën tjetër, Komuna e Kamenicës nga 55.5 pikë sa kishte, në vitin 2022 përmirësohet për 22 pikë, gjegjësit ka 77.5 pikë. Kurse, me 55 pikë është vlerësuar Komuna e Vitisë, 2.5 pikë më shumë se sa në vitin 2021.

Derisa, Komuna e Novobërdës është vlerësuar me më pak pikë se në periudhën paraprake, respektivisht me 2.5 pikë. Në vitin 2021 kishte 27.5 pikë.

RCCOLA

Komunat tjera në rajonin e Anamoravës, ky indeks mbi transparencën buxhetore i vlerëson më mirë se në periudhën paraprake.

Komuna e Kllokotit është vlerësuar me 22.5 pikë, 15 pikë më shumë se sa në vitin 2021. Komuna e Parteshit nga 0 pikë sa kishte në 2021, ka shënuar progres duke u vlerësuar me 15 pikë. Komuna e Ranillugut nga 8.5 pikë sa kishte, për vitin 2022 është vlerësuar me 27.5 pikë.

Pavarësisht progresit, raporti i Insitutit Gap, këto komuna i vlerëson në mesin e komunave me kuartilet të ulët të transparencës buxhetore.

Për më tepër, ky institut përmes këtij publikimi ka vlerësuar se në përgjithësi, komunat e Kosovës kanë shënuar progres në vitin 2022. Përderisa në vitin 2021 mesatarja e pikëve ishte 53.1, në indeksin e vitit 2022, kjo mesatare shkon në 62.8 pikë./rajonipress/