Mobi Casa

Komuna e Gjilanit në mënyrë drastike shkel të drejtat e njeriut?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një raport të OJQ “Anamorava” një pjesë e saj flet edhe për punën e drejtorisë së kadastrit dhe mos kompensimin e ish pronave të shfrytëzuara nga koha e okupimit. Kjo Drejtori që nga paslufta nuk është marrë fare me çështjen serioze financiare, për kompensimin e sipërfaqes tokësore prej 13 ha, e cila në kohën e okupimit është shtetëzuar për nevojat e ndërtimit të rrugës qarkore. Ky rast paraqet rast drastik të shkeljes të së drejtave të njeriut, uzurpimi i tokës. Kjo çështje kërkon një trajtim urgjent dhe në bashkëpunim me Ministrinë për Financa zgjidhje e drejtë thuhet në raport.

Duke folur për punën e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë në raportin e OJQ “Anamorava” thuhet se aktiviteti njëvjeçar i Drejtorisë, Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në raportin vjetor të punës së Kryetarit të komunës është përfshirë vetëm në një faqe (fq. 25-26), gjë që tregon se kjo është një hapësirë shumë e ngushtë për të pasqyruar angazhimin e këtij dikasteri të administratës komunale.

Sipas tabelës 1, lëndët e pranuara dhe të shqyrtuara, në krahasim me numrin e lëndëve të vitit 2014 dhe në vitin 2015, nr. i lëndëve të shqyrtuara vetëm për 618. Në tabelën 2: aktivitete tjera sipas detyrës zyrtare, në krahasim me vitin 2014, në vitin 2015, numri i lëndëve është shtuar 1000 lëndë. Efikasiteti në zgjidhjen e lëndëve në këtë drejtori është në nivel. Si në aktivitetet e drejtorive tjera edhe në aktivitetin e kësaj drejtorie fare nuk janë paraqitur mangësi të caktuara.

Fundamenti

Raporti saktëson se fare nuk trajtohen lëndët e uzurpimeve arbitrare në këtë raport. Është viti i dytë i kësaj pozite, por deri më tani, edhe pse është i pranishëm fenomeni negativ shumëvjeçar, që nga lufta, kjo Drejtori nuk i ka kushtuar rëndësi. Kjo çështje nuk është shqyrtuar as në komitetin për pronë e as në KPF, e në Kuvend edhe pse nga opozita ka pasur kërkesa të tilla.

Kjo Drejtori që nga paslufta nuk është marrë fare me çështjen serioze financiare, për kompensimin e sipërfaqes tokësore prej 13 ha, e cila në kohën e okupimit është shtetëzuar për nevojat e ndërtimit të rrugës qarkore.

Ky rast paraqet rast drastik të shkeljes të së drejtave të njeriut, uzurpimi i tokës. Kjo çështje kërkon një trajtim urgjent dhe në bashkëpunim me Ministrinë për Financa zgjidhje e drejtë. Megjithatë kjo është ndër drejtoritë e rralla që ka pasur plan vjetor të punës për vitin 2015. Por në raport nuk jepet vlerësimi se sa është realizuar thuhet pos tjerash në raport./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.