Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit në krizë: Prioritetet personale mbi interesin e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit po e dëshmon çdo ditë e më shumë se prioritetet personale po vendosen mbi funksionimin normal të pushtetit lokal. Që nga dita e betimit të tij, nuk është vërejtur asnjë iniciativë konkrete për bashkëqeverisje, çka ka prodhuar mungesë stabiliteti institucional dhe ka cenuar funksionimin e rregullt të institucioneve komunale ka shkruar Bashkim Isufi.

Postimi i plotë:

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr. 03/L-040, kryetari i komunës ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për të siguruar funksionimin e rregullt të Kuvendit Komunal dhe të administratës, duke garantuar stabilitet institucional dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Megjithatë, seanca e thirrur ditë më parë për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit u anulua dhe u shty për një afat të pacaktuar, duke thelluar edhe më tej krizën institucionale.

Kjo shtyrje ka krijuar pasiguri serioze në procesin e emërimit të drejtorëve, në drejtimin e përgjithshëm të institucioneve komunale, si dhe në miratimin e buxhetit, që është një element kyç për funksionimin e projekteve dhe shërbimeve për qytetarët.

KKVITI

Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Kuvendeve Komunale Nr. 04/L-046 parashikon procedura të qarta për zgjedhjen e kryesuesit dhe thirrjen e seancave, procedura që duhet të respektohen për të siguruar funksionim normal dhe demokratik të institucionit.

Në këtë kontekst, duket se për kryetarin e komunës prioriteti kryesor nuk është stabiliteti institucional, por angazhimi politik për fitoren e kandidatëve për deputet, veçanërisht të Lëvizjes Vetëvendosje, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo situatë dëshmon qartë se Komuna e Gjilanit ka nevojë urgjente për institucione që funksionojnë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me ligjin, e jo për interesa politike personale.

Qytetarët e Gjilanit meritojnë institucione funksionale dhe përgjegjëse, jo bllokada të përsëritura institucionale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.